75 Mall Live Search
11:44 / E Martë, 03 Maj 2022 / AR

Të dielën dita e punëtorëve, të martën pasiguria e punëtorëve shihet çartë!

Shumë flitet për sigurinë e punëtorëve në punë, por pak po bëhet!

E pasiguria e tyre në punë shihet mjaft çartë në një fotografi që ka siguruar Indeksonline.

Në foton e siguruar shihen katër punëtorë derisa punojnë në një objekt pa masa mbrojtëse.

Kjo rrezikon jetën e tyre, që shumë shpesh rastet përfundojnë me fatalitet.

Kujtojmë që më 1 maj, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, në vendin tonë u shënua me protesta./Indeksonline/