75 Mall Live Search
22:22 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Të dielën i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës

Sot ndërrojë jetë legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Familja e saj përmes një statusi në Facebook njoftoj se varrimi i bilbilit të këngës shqipe do të bëhet të dielën (9 shkurt) në fshatin Pagarushë, Malishevë në ora 14:30, transmeton Indeksonline.

Ndërsa nesër (8 shkurt) hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar  në Prishtinë nga ora 08: 00 në mëngjes, duke vazhduar në ora 11:00 mbledhje komemorative për nder të veprës që la pas.

E pamja për të ndjerën do të vazhdojë edhe dy ditë (10-11 shkurt) në hollin e Teatrit Kombëtar nga ora 08:00 deri 17:00./Indeksonline/