75 Mall Live Search
14:43 / E Hënë, 26 Qershor 2023 / B O

Të dielën në punë dhe me biçikletë, kryeshefi i Prishtina Parking monitoron punën më ndryshe

E diela është ditë pushimi për zyrtarët shtetërorë. Por kjo nuk ka vlejtur edhe për kryeshefin e Prishtina Parking, Sokol Havollin.

Me biçikletë dhe krejt sportiv, Havolli ka dalur dje në Ulpianë bashkë me kryeshefin e “Pastrimit”, Petrit Reçicën për të parë pastrimin e parkingjeve në Ulpianë.

“Përgjatë vikendit kemi vazhduar me pastrimin e parkingjeve në bashkëpunim me Ndërmarrjen Pastrimi.
Këtë aktivitet të dielen e përcollën nga afër Kryeshefi i N.P.L “Prishtina Parking” Sokol Havolli si dhe Kryeshefi i Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A Petrit Reçica. Pastrimi i të gjitha parkingjeve në qytet sipas marrëveshjes së përbashkët do të jetë aktivitet i vazhdueshëm” shkruan Havolli në njoftim.