75 Mall Live Search
13:32 / E Enjte, 07 Shtator 2023 / L K

Të dielën pësoi aksident të rëndë në pistë, befason piloti: Shihemi në garë!

Francesco Bagnaia ka pësuar aksident të rëndë në garën e fundit për Çmimin e madh të San Marinos.

Pas lëndimit që pësoi në pistë, piloti italian ka njoftuar se do të garojë në garën e radhës në pistën e Misanos.

“Duhet të shtrëngojmë dhëmbët, ani pse nuk jam 100% i gatshëm” ka thënë Bagnaia.

Piloti i Ducatit nënvizoi se ishte shumë me fat që ka shpëtuar dhe për këtë është falënderues ndaj kolegëve që ia dolën të shmangnin një aksident më të rëndë./Indeksonline/