75 Mall Live Search
08:50 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / Blerim

Të dielën ‘pushon’ edhe sporti, s’ka futboll kosovar në ditën e zgjedhjeve

Stinori pranveror në futbollin kosovar rikthehet këtë vikend me super ndeshje.

Të shtunën fillon stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll. Gjatë kësaj dite do t’i kemi në program tri ndeshje të bukura: Drita – Llapi, Prishtina – Drenica dhe Besa – Ballkani, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse dy ndeshjet tjera duhej të zhvilloheshin ditën e dielë, Federata e Futbollit të Kosovës këtë ditë e ka marr ‘pushim’ për shkak të zgjedhjeve në vend.

Takimet: Feronikeli – Gjilani dhe Trepça ’89 – Arbëria/ do të zhvillohen ditën e hënë.

Ky vendim mund ta ketë edhe gjënë pozitive, duke rritur numrin e pjesëmarrësve në votime, megjithatë sporti duhej të ishte larg vendimeve politike.

Dita e diel do të jetë ditë e votës, por duhej të ishte gjithashtu edhe ditë sportive.

Kujtojmë që vitin e kaluar në Amerikë, komuniteti i sportit kishte kërkuar që ditën e votimit ta kenë si një ditë ‘feste’, – por nuk është që ishte pranuar zyrtarisht nga autoritetet amerikane./IndeksOnline/