75 Mall Live Search
11:13 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Të dielën spektakël në Suharekë, mbahen garat e “Motocrossit”

Sporti i “Motocross” vitet e fundit është afirmuar shumë në Kosovë. Nëpër shumë komuna të Kosovës tashmë janë krijuar klube të cilët përfaqësojnë qytetet e tyre. Njëra ndër klubet më të njohura është “Motocross Theranda”.

Motoristët e Therandës në bashkëpunim me Federatën e Motoçiklizmit te Kosoves të dielën do të organizojnë gara në këtë sport nga ora 10:00, transmeton Indeksonline.

Garuesit do të jenë vetëm në“Enduro”, ku do të përballen me sfida të ndryshme.Garuesit më të mirë do të fitojnë shpërblime të ndryshme.

“Theranda Motocross” që është organizatore e kësaj gare ka kërkuar nga pjesëmarrësit që të respektojnë masat e Qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit.

Këto gara zakonisht mbahen në vendet afër bjeshkëve, pasi është teren i përshtatshëm për këtë sport.

Përveç Suharekës, edhe qytete të ndryshme si Peja, Kaçaniku, Gjilani kanë krijuar grupet e tyre të “Motocrossit”./Indeksonline/