Të dielën vendoset fati i Qeverisë së re, Albin Kurti para votimit vendimtar në Kuvend
Këtë të dielë, në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet seanca për votimin e kabinetit të ri qeveritar, të propozuar nga mandatar dhe kryeministër në detyrë, Albin Kurti.
Raportohet se tashmë kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e seancës, ndërsa ende nuk është caktuar ora e saktë e zhvillimit të saj.
Megjithatë, është konfirmuar se deputetët do të mblidhen të dielën për të vendosur mbi përbërjen e qeverisë së re të Kosovës.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje doli fituese me numrin më të madh të votave, por pa shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme, gjë që e ka bërë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë
Seanca nis nga ora 10:00. /Indeksonline/

