Te Drita e mohojnë transferimin e Alidemës: E kemi parë vetëm në media

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Festim Alidema do të bashkohet me Dritën.
Megjithatë, kampionët e Kosovës e kanë mohuar një gjë të tillë madje thonë se këtë e kanë mësuar nga mediat.
“Jo nuk kam asnjë informacion, prej mediave e pashë që ai po don me u kthye në Kosovë”, ka thënë drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.
Alidema vitin e kaluar u transferua nga Llapi te Slaven Belupo por që nuk mundi ta gjejë vetën. /IndeksOnline/
