75 Mall Live Search
18:50 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Të duem kur vërshohesh, kur mallkohesh e luhatesh, kur dridhesh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni”

Gjendje e jashtëzakonshme vazhdon të jetë në Shqipëri.

20 persona kanë humbur jetën, qindra të tjerë janë lënduar dhe shumë persona po kërkohen nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Gjithë kjo gjendje erdhi si pasojë e disa tërmeteve radhazi që goditën Shqipërinë mëngjesin e sotëm. Rihteri më i lartë ishte 6.4, kurse dëmet e shkaktuara janë shumë të mëdha.

Për t’i dalë në ndihmë ekipeve të shpëtimit nga Kosova kanë shkuar pjesëtarë të FSK-së, të Policisë së Kosovës, të zjarrfikësve por edhe qytetarë vullnetarë.

Kosovarët kanë vendosur që t’i dalin në ndihmë në forma të ndryshme banorëve të Shqipërisë të prekur nga këto tërmete.

Si zonat më të prekura nga këto tërmete janë Durrësi dhe Thumana, ndërsa është pikërisht Çun Lajçi i cili ka shkaruar disa vargje fantastike për rëndësinë e Shqipërisë për kosovarët.

“S’bajmë gjumë kur ti dridhesh se veç ty t’kemi Shqipni” janë vetëm pak nga këto vargje mirë të thurura nga Lajçi./Indeksonline/