Të dy vëllezërit mbretëror bëjnë fejesa shumë të ndryshme nga njëra tjetra, ja detajet (Foto)
Prej ditës së djeshme kryefjala e portaleve të huaja është fejesa e Princ Harryt me Meghan Markle ! U fol shumë për veshjen e artistes, tashmë pjesë e familjes mbretëroe, për unazën, propozimin, mikeshat , familjen e saj, por më poshtë keni të gjithë analizën e detajuar që ka bërë revista Harpers Baazar duke vendosur përballë njëra tjetrës Katen dhe Meghan!
Lajmërimi zyrtar
Prince William dhe Kate Middleton vendosën të dilnin përpara shtypit në një dhomë të St James’ Palace, ndërkohë që Harry dhe Meghan zgjodhën kopshtin e Kensington Palace.
Veshja
Zgjedhja e Meghanit në ditën e fejesës së saj ndryshonte nga ajo e Kate Middleton para 7 vitesh. Këpucë me rripa rreth qafës së këmbës, një pallto ngjyrë e bardhë bënë që pamja e Meghan ditën e djeshme të dukej më casual.
Unaza
Kate Middleton mban në gishtin e katërt të dorës unazën që dikur i përkiste Princeshë Dianës, ndërsa unaza e Meghan është e krijuar prej diamantëve të koleksionit të Dianës, por është e dizajnuar nga i fejuari i saj Prince Harry.
Mosha
Kate Middleton dhe Prince William ishin shumë më të rinj në kohën kur vendosën të fejoheshin vetëm 28 vjeç, ndërkohë Meghan është 36 vjeç e Prince Harry 33.