Të dyshuarit iu gjet municion në shtëpi, Policia zbulon detaje të reja nga vrasja e mbrëmshme në Klinë

Një person ka humbur jetën mbrëmë në fshatin Pataqan të Klinës, si pasojë e një konlikti që përfundoi me fatalitet.
Informatat e para që konfirmoi policia ishin se viktima kishte marrë plagë të rënda dhe nuk u kishte mbijetuar dot, ndonëse ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Ndërkohë, Policia ka zbuluar detaje të reja nga incidenti që mori jetën e
“Më datë 15 prill 2022, rreth orës 16:40, Policia është informuar për një rast, rrahje i cili ka ndodhur në fshatin Pataqan-Klinë, deri sa Policia ishte në kërkim të dyshuarve, Policia është njoftuar se një person është në QKMF Klinë, i cili ishte i plagosur me armë zjarri, viktima nga aty me autoambulancë është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.
Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Pejë, gjithashtu prokurori i shtetit dhe Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Gjykata themelore ne Pejë, me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar/bastisur katër (4) lokacione (shtëpi), në tri (3) nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e te dyshuarit: A.N. lindur me 1967, janë gjetur dhe sekuestruar, tetë (8) armë të llojeve të ndryshme, karikator dhe municion” thuhet në njoftimin e policisë.




I dyshuari pas intervistimit, me urdhër te Prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.