09:04 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Të ecësh përmes zjarrit, qielli ngjyroset portokalli në Australi

Australia po përjeton një moment shumë kritik nga zjarret.

Numri i vatrave është shtuar të premten duke u numëruar 90 vatra zjarri në të gjithë vendin.

Uellsi i Ri Jugor është shteti më i kërcënuar aktualisht.

Ka raportime se shumë qytetarë janë bllokuar në shtëpitë e tyre dhe zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencave nuk kanë mundësi të arrijnë tek të bllokuarit për shkak të forcës së zjarreve.

Nga zjarret qielli i Australisë është ngjyrosur portokalli. BBC ka publikuar një video ku tregohen zjarret e shumta që po djegin Australinë.