75 Mall Live Search
23:53 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / Gj. Sh

Te ekipi rezervë pas kritikave që bëri ndaj Al-Khelaifi, PSG duhet t’i paguajë 100 mijë euro lojtarit

Paris Saint-Germain u urdhërua nga Federata Franceze t’i paguante Hatem Ben Arfa-s 100 mijë euro dëmshpërblim për largimin nga ekipi i parë nga prilli 2017 deri në qershor 2018.

Sipas raportimeve nga Franca, për shkak të detyrimit të kryerjes së stërvitjeve me ekipin rezervë, lënies jashtë çdo ndeshjeje të ekipit të parë si dhe për “ngacmimin moral” që i shkaktoi, lojtari kishte kërkuar 7.7 milionë euro dëmshpërblim.

Ben Arfa iu bashkua PSG-së me parametra zero në qershor 2016, vetëm për t’u larguar nga ekipi i parë në prill të vitit të ardhshëm, pasi kritikoi hapur presidentin e klubit Nasser Al-Khelaifi.

Që atëherë ai nuk ka dalë në fushë me ekipin kryeqytetas.