75 Mall Live Search
23:28 / E Enjte, 13 Mars 2025 / H F

Të emocionuar/ Vëllëzërit e Thaçit sot në QKUK, duke shikuar vëllain!

Ish- presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot qëndroi për vizitë në Kosovë.

Thaçi derisa takoi nga afër babain e tij të sëmurë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), jashtë saj po qëndronin përkrahë shumë qytetarëve, vëllëzërit e tij.

Ish- presidentit Thaçi iu lejua të vizitonte përveç babait, edhe nënën dhe gruan e tij.

Ai u lejua të qëndronte përkrahë tyre përreth 4 orë, shkruan IndeksOnline.  

Kujtojmë se që nga nëntori i vitit 2020, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare janë deklaruar të pafajshëm./IndeksOnline/