75 Mall Live Search
18:50 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Të enjtën do të testohet vaksina kundër koronavirusit në Britani të Madhe

Një vaksinë kundër COVID-19 e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit do të testohet te njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar nga e enjtja e kësaj jave.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha sot se ai po ‘hidhte gjithçka në përpjekjen për të zhvilluar vaksinën e parë në botë.

Qeveria do t’u japë shkencëtarëve një shtesë prej 20 milion £ për të ndihmuar në projektin e tyre, tha Hancock./IndeksOnline/