75 Mall Live Search
14:14 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kuvendi mban 2 seanca, të enjten, diskutohet për gjendjen e Telekomit

Seanca plenare e Kuvendit i vazhdon punimet të enjtën  më 23.07.2020, në orn 10:30, në sallën e Kuvendit, shkruan IndeksOnline.

Kjo seancë do të jetë vazhdim i seancës së kaluar ku mbetën pesë pika të papërfunduara:

Votimi i Projektligiit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet

Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

2. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Bankës Evopiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të ujërave të zeza në Gjilan,

3. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financimin e projektit për kadastër të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore ndërmjet Republikës të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

4. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit ”Dogana 2020″ ,

5. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evopian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit “Fiskalis 2020”.

II. Pika e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur, më 13 dhe 14 korrik 2020:

Votimi i Propozimrezolutës te parashtruar nga Grupi parlamentar i LV-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID- 19,

2. Votimi i rekomandimeve te propozuara nga Grupi parlamentar i PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID- 19.

E në orën 11:00, po të njëjtën ditë pritet të mbahet seanca për debat parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit te përmbarimit të vendimit përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris dhe debat parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës./IndeksOnline/