75 Mall Live Search
12:13 / E Hënë, 09 Gusht 2021 / OSH

Të enjten Kuvendi përfundon sesionin pranveror

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbahen dy seanca plenare, të cilat do të jenë të fundit për këtë sezon, raporton Ekonomia Online.

Kështu tha shefja Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.

Në seancat e 12 gushtit, do të votohen dy marrëveshje ndërkombëtare, po ashtu  do të bëhet zgjedhja e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Kusari-Lila tha se çështja e bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, do të diskutohet në sesionin vjeshtor.

“Është e vërtet sipas të gjitha pres pozitave kjo e BQK-së mbetet për sesionin vjeshtor. Kuvendi i rifillon në të hënë e dytë të muajit shtator”.

Tutje, ajo tha se fillimi i sezonit vjeshtor do të jetë në kohën e fushatës elektorale për zgjedhjet e lokale, duke shtuar se do të ndikojë ne punën e Kuvendit.