17:08 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Të enjtën seanca e Kuvendit, pritet të bëhet rishikimi i buxhetit

Ka më shumë se një muaj që kur qytetarët e vendit tonë janë në pritje të Pakos Emergjente, për të cilën po ka vazhdimisht reagime, por edhe asnjë përgjigje konkrete nga ana e qeverisë.

170 euro kërkohen vazhdimisht, kjo është bërë thirrja e ditëve të fundit, e pikërisht nesër, me shumë gjatë pritet të jetë edhe rishikimi i buxhetit çka dhe ka lënë “pezull”, ekzektutimin e këtyre parave.

Indeksonline mëson se nesër do të mbahet seanca e radhës e parlamentit e temë tjetër pritet të jetë edhe Projektligji COVID-19.

Kjo seancë pritet të nis në orën 10 e 30.

Kujtojmë që pas rasteve të konfirmuara dhe të dyshuara me COVID-19 brenda institucioneve dhe Kuvendit, në seanca po ka edhe mungesë të deputetëve, çka se është kërkuar që të njëjtat të mbahen online./Indeksonline