Të enjten seanca e radhës, në rend dite shqyrtimi i ligjit për zyrtarët publik

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten të mbahet seancë e radhës me pikat e zakonshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare. Në këtë seancë, pritet edhe shqyrtimi i projektligjit për Këshillin Prokurorial, për ndryshimin e ligjit për procedurë përmbarimore si dhe shqyrtimi i ligjit për zyrtarë publik.
“Pas mbledhjes së Kryesisë, është vendosur që seanca e radhës të mbahet më 7 prill me agjendën: shqyrtimi i projektligjin për këshillin prokurorial, për ndryshimin e ligjit për procedurë përmbarimore. Një pikë tjetër është shqyrtimi i ligjit për zyrtarë publik”, ka deklaruar shefja e grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes.
Ndërsa seanca e dytë, Kusari-Lila tha se u caktua më 12 prill ku do të debatohet për politikën e jashtme.
“Seanca e 12 prillit nis në orën 15:00 sepse dita e martë është ditë e komisioneve funksionale, pas përfundimit të punëve të komisioneve, vazhdojmë me debatin”, ka deklaruar ajo.