75 Mall Live Search
15:43 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / S Z

Të enjten vendimi për rastin e gazetarit të RTV21, Kusari: Është vendimi i parë gjyqësor që dënon sulmuesit e gazetarëve në veri

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës është mbajtur seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Dalibor Spasiq, i ngarkuar me veprat penale, pjesëmarrja ne turme që kryen veprën penale huliganizëm si dhe vepra penale: sulmi.

I akuzuari Spasiq ka mbajtur një muaj paraburgim për ketë çështje penale. Dalibor Spasiq akuzohet për sulm fizik ndaj gazetarit te RTV21 Burim Zariqit, gjate trazirave ne veri te vendit me 31 maj te vitit 2023.

 E Flutura Kusari ka thënë se e kanë monitoruar këtë seancë ku Spasic pranoi fajësinë për sulmin fizik kundër gazetarit Zariqi. Kusari thotë se propozimi i Prokurorisë për një denim unik prej 10 mijë euro gjobë do të  ishte një  vendim i drejtë.

“Për mua, ky vendim do të ishte i drejtë . Vendimi shpallet të enjtën dhe është vendimi i parë gjyqësor që dënon sulmuesit e gazetarëve në veri”, ka thënë Kusari.

Postimi i plotë i Kusarit:

Sot në Gjykatën Themelore të Mitrovices e monitoruam seancën ku e pranoi fajësinë Dalibor Spasic për sulmin fizik kundër gazetarit të RTV21, Burim Zariqi.

Spasic i kërkoi falje gazetarit gjatë seancës, u shpreh i penduar dhe tha që një gjë të tillë nuk do ta bënte në të ardhmen.

Më 31 maj 2023, gjatë trazirave në veri, Spasic kishte sulmuar fizikisht gazetarin në përpjekje për të penguar raportimin e tij për çfarë kishte kaluar një muaj në paraburgim.

Ai akuzohet për veprat penale pjesëmarje në turmë dhe huliganizëm dhe sulm dhe prokuroria ka propozuar dënim unik prej 10,000 eurosh gjobë.

Për mua, ky vendim do të ishte i drejtë .

Vendimi shpallet të enjtën dhe është vendimi i parë gjyqësor që dënon sulmuesit e gazetarëve në veri.

Sipas AGK-së, në vitin 2023 në veri të vendit kanë ndodhur 29 sulme ndaj gazetarëve.

M’la përshtypje shumë të madhe niveli i lartë i profesionalizmit të prokurorit Muharrem Prekazi dhe gjyqtares Marigona Lajqi.