23:58 / E Diele, 21 Prill 2019

Të famshmet shqiptare që po preferojnë boksin dhe jo palestrën

Personazhet publikë kanë zgjedhur të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, prandaj duhet të kujdesen më shumë se të tjerët për pamjen e jashtme. Në një kohë kur fiziku i bukur dhe jetesa e shëndetshme janë kthyer në dy aspekte shumë të rëndësishëm për të gjithë, vajzat e njohura të ekranit kanë gjetur emëruesin e përbashkët për të qenë në formë të mirë gjithmonë.

Përveç palestër që një pjesë e mirë e tyre e ndjekin rregullisht, ka disa emra të cilët e kanë gjetur veten tek sporti i boksit. Afërdita Dreshaj, Soni, , Enca dhe Dua Lipa, janë vajzat që e kanë kthyer këtë sport në pjesë të përditshmërisë së tyre.

Afërdita është shumë aktive me palestër, por pak muaj më parë publikoi një foto pranë disa mjetesh që përdoren për boks dhe rrëfeu se e ka gjetur veten tek ky sport, shkruan revista who

Soni ka filluar javët e fundit të stërvitet rregullisht me boksin dhe duket se kjo është mënyra e re me të cilën këngëtarja kujdeset për fizikun.

Dua Lipa publikoi pak kohë më parë shenjat e lëndimeve nga stërvitja që herët në mëngjes, duke rrëfyer se e ka marrë shumë seriozisht këtë sport.


Ndërsa ditën e sotme ka qenë Enca ajo që ka publikuar një foto me doreza në dorë. Krahas postimit ajo shkroi me shaka: “Mos e lini këtë fytyrë engjëllore t’iu mashtrojë”.


Së fundmi, boksi po kthehet në një mënyrë jetese për shumë persona. Mbase çelësi për të përmirësuar fizikun gjendet tek ky sport!