75 Mall Live Search
11:06 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / A. M.

Të fejuarit në Ferizaj rrahen mes vete, bëhen për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të fejuar në Ferizaj, kanë përfunduar në spital.

Kjo pas rrahjes që kanë pasur mes vete.

Rasti  ka ndodhur në rrugën “Reçaku”.

“Është raportuar se të dyshuarit një femër kosovare dhe një mashkull kosovar, të fejuar, pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Më tej, Policia bën të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.