75 Mall Live Search
10:02 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Të fiksuar pas Champions-it, te Juventusi shohin Zidane-n si zgjidhje

Zinedine Zidane kaloi pesë vite të karrierës së tij me Juventusin si futbollist dhe tashmë mediat kanë raportuar se kampionët e Italisë synojnë ta rikthejnë sërish francezin, këtë herë në pozicionin e trajnerit.

Trajneri aktual i Realit të Madridit ka luajtur për bardhezinjtë në vitet 1996 dhe 2001, përpara se të kalonte në kryeqytetin spanjoll, si një nga transferimet historike në futboll.

Aktualisht, te Juventusi janë të fiksuar për të triumfuar në Champions League. Një vit më parë ata transferuan Cristiano Ronaldon, por me vetëm portugezin nuk mundën të shkonin më shumë se çerekfinalet, ndërsa këtë sezon janë mposhtur nga Lyon 1-0 në ndeshjen e parë dhe rrezikojnë shumë.

Të gjendur në këtë situata, “Daily Mail” shkruan se drejtuesit e Juventusin po mendojnë se çelësi drejt trofeut të Champions League është Zinedine Zidane.

Ky lajm vjen gati një javë pasi “The Independent” raportoi se Reali i Madridit është duke monitoruar situatën e Mauricio Pochettino për ta zëvendësuar me të Zidane.