13:39 / E Diele, 07 Janar 2018

Të flesh me çorape, gjë e mirë apo e keqe?

Jo vetëm që ju ndihmojnë që të flini më lehtë, por çorapet ngrohin këmbët, duke çuar në zgjerimin e enëve të gjakut, që i dërgojnë trurit sinjalin se është koha e gjumit.

Disa hulumtime tregojnë korrelacionin pozitiv midis zgjerimit të enëve të gjakut në ekstremitete dhe shpejtësisë së rënies në gjumë të thellë.

Pengon djersitjen natën

Çorapet në këmbë gjatë gjumit ndihmojnë në rregullimin e temperaturës trupore derisa trupi aplikon procesin e ftohjes. Ky tip i kontrollit të temperaturës së trupit mund të jetë i dobishëm në pengimin e shfaqjes së djersitjes së tepërt, e cila mund të shkaktojë çrregullimin e gjumit.

Ndihmon te sëmundja e Rejnoovit

Sëmundja e Rejnoovit është gjendje e rrallë e cila sulmon qelizat e gjakut të individëve dhe shkakton reaksion të tepërt ndaj temperaturave të ftohta, të cilat në raste të rënda mund të shkaktojë plagë apo nekroza (vdekje) të indeve. Fjetja me çorape ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe pengon gjendjen e këtillë.

Zbut problemin e lëkurës së thatë

Personave të cilët ballafaqohen me problemin e lëkurës së thatë, posaçërisht në muajt e dimrit kur temperaturat janë të ulëta, u bëhen edhe shputat të thata por edhe u pëlcasin. Gjendja e tillë mund të shkaktojë dhembje të papërballueshme, porse nuk duken as estetikisht bukur.

Përdorimi i kremit të përshtatshëm në këmbë para gjumi dhe mbathja e çorapeve të pastra prej pambuku, ndihmon që të shmanget zgjimi nga dhimbja në shputa.