Të flini më shumë se 8 orë mund të shkaktojë vdekjen e hershme
Njerëzit që bëjnë shumë gjumë kanë rrezik më të madh për një vdekje të hershme sesa ata që bëjnë më pak gjumë, sugjeron hulumtimi.
Ekspertët zbuluan se ata që flenë për më shumë se tetë orë në natë kanë rrezik më të madh të vdekshmërisë se ata që flenë për më pak se shtatë orë.
Studimi, që përshinë më shumë se 3.3 milionë njerëz në mbarë botën, gjeti se ata që flenë shumë, gjithashtu ishin të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe goditje në tru.
Shkencëtarët- nga universitetet Keele, Mancester, Leeds dhe Anglia Lindore- thanë se gjumi i tepërt duhet të konsiderohet si “shënues” i shëndetit të dobët./Indeksonline/