75 Mall Live Search
08:08 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / G T

“Të fortët” vazhdojnë garën në Australian Open

Novak Gjokoviq dhe Carlos Alcaraz kanë vazhduar me lehtësi drejt raundit të radhës në Grand Slamin e Australian Openit.

Tensti numër tre në botë, Alcaraz mposhti 3:0 në sete japonezin, Nishioka, shkruan Indeksonline

Alcaraz në raundin tjetër do të luajë ndaj tenistit portugez, Borges.

Kurse Novak Gjokoviq, numri shtatë në botë mposhti 3:1 tenistin portugez, Faria.

Në raundin tjetër, ish-numri një në botë do të luajë ndaj çekut, Machac.

Sot në mëngjes zhvillohen disa ndeshje interesante, duke përfshirë takimin midis Ruud-Mensikut dhe Martinez-Zverevit./Indeksonline/