10:59 / E Martë, 27 Tetor 2020

Të fortët bëhen bashkë kundër Erdoganit, Gjermania mbështet Macronin

Gjermania ka reaguar për herë të parë në konfliktin verbal Macron-Erdogan.

Ka qenë kryediplomati gjerman, Heiko Maas, ai që është deklaruar për këtë çështje.

“Sulmet e Erdoganit ndaj Macronit janë të papranueshme. Ne qëndrojmë me solidaritet të plotë ndaj Francës në luftën ndaj ekstremizmit islamik. Kjo çështje nuk ka të bëjë me islamin, por me ekstremistët vrasës”, ka thënë Maas.

Kjo deklaratë vjen pas akuzave të Erdoganit ndaj Macronit të cilin e ka akuzuar për islamofobi./Indeksonline/