07:35 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Të fshehtat e dashurisë tënde

Një psikolog kanadez, John Alan Lee, iu afrua procesit të përcaktimit të dashurisë në një tjetër nivel. Ai sugjeroi idenë se dashuria mes 2 individëve është në 6 lloje të ndryshme. Në librin e tij “The Colors of Love” (Ngjyrat e Dashurisë) ai përshkruan të gjitha ngjyrat duke i emërtuar sipas fjalëve greke ose latine.

Mes ngjyrave më poshtë, zgjidhni të preferuarën tuaj dhe më pas zbuloni se ç’fshihet pas asaj ngjyre.

Zbulo ç'lloj dashurie është bërë për ty

Eros 

Dashuri pasionante fizike dhe emocionale; stereotipi i dashurisë romantike.

Ludus

Dashuri që luhet si lojë ose sport; si pushtim.

Storge

Dashuri që zhvillohet nga miqësia dalëngadalë bazuar mbi të përbashkëtat e individëve.

Pragma

Dashuria që nxitet nga koka, jo nga zemra; praktike dhe aspak emocionale.

Mania 

Dashuri shumë e paqëndrueshme dhe e ushqyer me një vetëvlerësim të ulët.

Agape

Dashuri vetëmohuese, altruiste, shpirtërore dhe e vërtetë.