08:32 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Të ftuarit e Melania Trump, kishin hyrë në Shtëpinë e Bardhë pa u testuar për COVID

Në fjalimin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, kishte ftuar mysafir të shumtë, në adresimin e saj në ditën e dytë të Konventës Kombëtare të Republikanëve, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo sic raportojnë mediet ndërkombëtare,  ata nuk kishin testuar për të parë nëse janë të prekur apo jo nga Covid-19.

Sipas burimeve të CNN, të ftuarit nuk ishin testuar, e madje as nuk iu ishe matur temperatura me të hyrë në ‘Rose Garden’.

Gjatë të martës në mbrëmje, kishte sekuenca ‘live’ të këtij adresimi të Zonjës së Parë, ku shiheshin mysafirët e ftuar pa maska mbrojtëse.

Një tjetër shqetësimit siç shkruan The Independent ishte edhe mos respektimi i distancës, kjo pasi që mysafirë ishin shumë pranë njëri tjetrit duke mos zbatuar rekomandimet prej një distance 1. 5 metra aq sa kërkohet nga institucionet shëndetësore për mos përhapje të koronavirusit.