Të fuqishmit e politikës kosovare që dhanë dorëheqje nga posti i asamblistit (Dokument)

Politikanë të njohur të Republikës kanë dhënë dorëheqje nga posti i asamblistit. Indeksonline ka siguruar vendimin e dorëheqjeve të gjashtë personaliteteve nga rajoneve të ndryshme të Kosovës.
I pari është Imri Ahmet, kryetar i Lipjanit, i cili i fitoi zgjedhjet në raundin e parë, 17 tetor. Ai është zëvendësuar nga Armend Grajçevci.
Njëjtë veproi edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i LDK-së që është zëvendësuar nga Faik Zekaj.
Kandidati për kryetar të Ferizajt, njëherësh deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Valon Ramadani i ka lëshuar postin e asamblistit, Arbnor Murselit.
Kurse, kryetari i komunës, Agim Aliu i PDK-së është zëvendësuar nga Hyzri Kamenica.
Ndonëse ishte bartëse e listës, edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha dha dorëheqje nga posti i asamblistes në Prishtinë, duke ia lëshuar “karrigen”, Shegë Beqiri-Badivukut.
Bekë Berisha i AAK-së në Istog është zëvendësuar nga Negjdet Ramaj.
Zëvendësimi i gjitha kandidatëve është bërë me kandidatët e radhës nga i njëjti subjekt politik. /Indeksonline/

