75 Mall Live Search
09:47 / E Martë, 08 Prill 2025 / H F

Të gatshëm për kërkimshpëtim/ Ministri Maqedonci kërkesë për furnizim me veshmbathtje për ushtarët e FSK-së

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shumë shpejt do të furnizohen me veshmbathje për kërkimshpëtim dhe alpinizëm.

Lidhur me këtë furnizim, Ministria e Mbrojtjes e cila udhëhiqet nga Ejup Maqedonci ka ndarë hiç më pak se 165 mijë euro, transmeton IndeksOnline.

“AK i MM-së, ka për qëllim që të lidhë një kontratë me një OE, që do të ketë kapacitet të kryej furnizim me veshmbathje për kërkimshpëtim dhe alpinizëm (SUFSK 1001) për nevojat e FSK-së. Furnizimet duhet të bëhen sipas specifikimit teknik të kërkuar të përcaktuar në dosjen e tenderit me qëllim të ngritjes së operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave sipas misionit të FSK MM-së.”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e lëndës së kontratës.

Tutje, në kërkesën për furnizim bëhet me dije se hapja e tenderëve do të bëhet më 23 maj. /IndeksOnline/