75 Mall Live Search
10:42 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / k.v

Të gatshëm për mision

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes kanë përfunduar “Kursi l Liderit luftarak” dhe “Kursi i fitnesit fizik”.

Në shkollën e nënoficerëve në KDS janë certifikuar 39 ushtarak në “Kursin e liderit luftarak” që është hapi qenësor i një ushtaraku drejt zhvillimit në kanalin e nënoficerëve duke u përgatitur dhe duke ngritur vlerat personale ushtarake të udhëheqjes dhe frymës ekipore të punës, gjithashtu në Qendrën e Stërvitjes Profesionale në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes janë certifikuar 23 instruktor të “Fitnesit fizik”.

Përgatitja fizike e personelit ushtarak përbën një nga shkathtësitë që duhet të zotërojë secili, ku nëpërmjet fitnesit fizik të arrijmë forcën, energjinë  dhe qëndrueshmërinë për të realizuar detyrat taktiko-operative bazuar në mision.