23:00 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Të gjakosur dhe në panik, pamjet shokuese nga Stambolli pasi avioni u nda në copa

Avioni “Boeing 737-800” që  vinte nga Izmiri u rrëzua ndërsa ulej në pistën e aeroportit “Sabiha Gokchen” në Stamboll, ndërkohë që një pasagjer vdiq pas plagëve të rënda.

Nga po i njëjti aksident u plagosën 157 persona të tjerë. Në total në avion udhëtonin 171 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Përplasja ishte e fortë dhe avioni u nda në  tre pjesë, duke shpërthyer dhe në zjarr./Indeksonline/