20:32 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Të gjata e plotë volum në Instagram, por këto janë flokët e vërteta të Kylie Jenner

Pavarësisht sa të vështira janë ditët që bota po kalon, flokët e Kylie Jenner mbeten gjithnjë çështje e rëndësishme diskutimi. I shohim çdo ditë në prerje apo ngjyra të ndryshme, aq sa kemi harruar si duken flokët e saj natyralë.

Tani në Instagram Kylie është bjonde dhe ka flokë të gjatë që të frymëzojnë sa herë i sheh, por shihni si është e vërteta.

Pak më parë, Jenner na e kujtoi vetë përmes disa Instastory-ve që flokët e saj janë më të shkurtër nga ç’i imagjinojmë ne. Të prera në stilin BOB dhe në përpjekje e sipër për të përshtatur rrënjën e flokëve të saj me ngjyrën e zgjedhur së fundmi. Pra, flokët e vërtet të Kylie-it janë këto!

View this post on Instagram

Kylie’s real hair length

A post shared by Kylie Jenner News (@kyliesnapchat) on

Gjatë pushimeve të fundit, 22-vjeçarja zgjodhi të mbante paruke që ngjanin kaq shumë me flokët e Beyonce-s sa për një çast njerëzit s’po bënin dot dallimin kush është njëra e kush tjetra.