Të gjitha aktivitetet që do të mbahen nesër për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Nesër bëhen 15 vite që kur Kosova shpalli Pavarësinë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka organizuar një varg manifestimesh.
Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, (17 shkurt) agjenda zyrtare nis nga ora 8 e mëngjesit me mbledhje festive dhe do të mbyllet në ora 20:15, me një koncert të organizuar nga RTK, shkruan Indeksonline.
Agjenda e plotë:
“08:00 Mbledhje festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës
08:20 Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës
08:30 Nderime te Monumenti i të Pagjeturve
08:45 Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
08:50 Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
09:50 Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” Prekaz
10:30 Interpretim i Filharmonisë së Kosovës Kuvendi i Republikës së Kosovës
11:00 Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës
11:20 Nderime te Monumenti I Policëve të rënë në detyrë
11:30 Nderime te Monumenti “Heroinat”
12:00 Parakalimi i trupave të Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosoves Prishtine
16:15 Ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës
17:00 Pritje shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës
20:15 Koncerti i Pavarësisë nga RTK Salla 1 Tetori Pritje zyrtare në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore to Republikës së Kosovës Tokio, Hage, Paris, Stokholm, Dyseldorf”./Indeksonline/
