75 Mall Live Search
00:20 / E Enjte, 18 Maj 2023 / Gj. Sh

Të gjitha detajet për finalen e madhe Manchester City – Inter

Manchester City do të përballet me Interin në finalen e Champions League për sezonin 2022/2023.

Manchester City kaloi në finale pasi eliminoi kampionin në fuqi, Real Madridin, me rezultat të përgjithshëm 5-1, shkruan IndeksOnline.

Në anën tjetët Interi eliminoi shtatë herë kampionin e Evropës, Milanin, me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Kur luhet ndeshja finale?

Ndeshja finale mes Manchester Cityt dhe Interit, do të luhet me 10 qershor, ditë e shtune.

Në cilin vend dhe në sa ora do të luhet finalja?

Ndeshja finale zhvillohet në “Stadiumin Olimpik Atatürk” në Stamboll të Turqisë, më fillim nga ora 21:00./IndeksOnline/