08:51 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Të gjitha ekipet britanike kalojnë tutje në Evropë

Fazat e grupeve në Ligën  e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës kanë përfunduar dhe tash dihen edhe pjesëmarrësit në fazën e nokautit të dy garave më prestigjioze evropiane.

Ekipet britanike patën suksesin më të madh duke bërë që të gjitha ekipet e atij vendi që ishin pjesëmarrëse qoftë në Ligë të Kampionëve qoftë në Evropa Ligë të kalojnë me sukses fazën e grupeve.

Tottenham, Manchester City, Liverpool, dhe Chelsea avancuan në pjesën e eliminimit direkt në Champions League, shkruan Indeksonline.

Celtic, Arsenal, Rangers, Wolves dhe Manchester United kaluan grupet në Evropa Ligë.

Gjithsej 9 ekipe britanike do vazhdojnë “ëndrrën” në garat evropiane, pra aq sa edhe ia nisën./Indeksonline/