75 Mall Live Search
18:05 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së në Prishtinë

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë publike rezultatet e votave të rregullta, pa u llogaritur të diasporës  dhe ato me kusht.

Në bazë të këtij rezultati në komunën e Prishtinës, Partia Demokratike e Kosovës pati një përqindje prej 15.45% apo 15.511 vota, transmeton Indeksonline.

Por tanimë Indesonline ka siguruar edhe listën e kandidatëve më të votuar nga kjo parti në kryeqytet.

Lideri i PDK-së, Kadri  Veseli në Prishtinë mori 12 mijë e 390 vota, Uran Ismaili 6 mijë e 584 vota, Abelard Tahiri 2 mijë e 679 vota, Eliza Hoxha 2 mijë e 355 vota, Memli Krasniqi 2 mijë e 202 vota, Hajredin Kuqi 1 mijë e 625 vota, Valon Murati, 1 mijë e 604, Ferat Shala 1 mijë e 568, Shqiptar Demaqi 1 mijë e 545, Elmi Reqica 1 mijë e 341, Bedri Hamza 1 mijë e 299. Merita Makolli mori 1 mijë e 269 vota, Enver Hoxhaj 1 mijë e 210 dhe Ariana Musliu-Shohi mori 1 mijë e 195 vota.

Më poshtë keni rezultatet e të gjithë kandidatëve të PDK-së në Prishtinë./Indeksonline/