Të gjithë anglezët pas tij, Roma blindon Di Francescon
Trajneri i Romës po konsiderohet si ndër më të mirët në qarkullim në Itali dhe rezultatet që po merr në krye të gjallorosëve kanë tërhequr vëmendjen brenda kufijve italian dhe jashtë tyre.
Everton, Tottenham, Arsenal dhe Chelsea kanë vlerësuar futbollin agresiv që po zhvillojnë romakët dhe i kanë dërguar vëshguesit e tyre për të ndjekur disa ndeshje të ekipit gjalloros.
Kontrata e Di Francescos skadon brenda një vit e gjysmë, ndërsa kompania tashmë pritet të zgjatë kontratën me trajnerin edhe për shumë vite tjera, ashtu siç kanë bërë së fundmi me lojtarët si Perotti, Fazio, De Rossi. /IndeksOnline/