Të gjithë ata që e shanë Don Xhonin së shpejti do ta kenë një përgjigje nga ai!

Risitë nga reperi Don Xhoni nuk kanë të ndalur.
Përmes një postimi në Instagram ai kishte paralajmëruar që me datën 15 Maj do të publikoj një këngë të re, shkruan Indeksonline.

Burime të Indeksonline mësojnë se reperi ka përgatitur një “freestyle rap”.
Kjo do të jetë një diss për reperët që e kanë sharë Don Xhonin dhe do t’ua dërgoj një ‘selam’ përmes këtij freestyle.
Kujtojmë, projekti i fundit nga reperi “MAFFIA”, u mirëprit nga fansat e tij duke grumbulluar mbi 5milionë klikime për vetëm 1 javë./Indeksonline/