09:50 / E Martë, 26 Dhjetor 2023 / L K

Të gjithë bëhen bashkë në Lipjan, për një aksion humanitar

Lipjani është bashkuar drejt një qëllimi të mirë.

Gazetarë, kuvendarë të pozitës e opozitës, sportistë e poet, bëhen bashk në aksionin humanitar në ndihmë të skamnorëve dhe fëmijëve jetim.

Iniciativës i është bashkuar edhe biznesmeni Fadil Sopa që ka ofruar 500 euro për familjet nevojtare.

Aksioni po vazhdon në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.