10:19 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Të gjithë e duan Ritën, Vera Ora publikon video të këngëtares gjatë qëndrimit në Kosovë!

Rita Ora fal talentit të saj, ëmbëlsisë dhe pozitivitetit që transmeton ka krijuar një numër të madh adhuruesish në mbar botën.

Fansat e saj të të gjitha moshave dhe të gjithave vendeve, por vendi ku Rita adhurohet më së shumti është pikërisht vendlindja e saj, Kosovë, shkruan Indeksonline.

Edhe pse me shumë angazhime, 28 vjeçarja çdo herë gjen kohë që të rikthehet herë pas here në vend i lindjes.

Rita dhuroj një koncert madhështor për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2018, e nëna e saj Vera ka rikujtuar këtë kohë me një video ku shihet këngëtarja së bashku me një adhuruese të saj e cila dëgjohet ti thotë “Të duam edhe nëna ime të donë shumë”.

Ndryshe, Rita këto ditë ka përfunduar koncertet e saj në Evropë në kuadër të turneut të saj botëror ‘Phoenix’./Indeksonline/