11:01 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Të gjithë e njihni, këngëtarja e njohur e dashura e futbollistit shqiptar?

Lidhjet e dashurisë mes futbollistëve dhe vajzave të bukura të ekranit kanë qenë gjithmonë trend i mediave rozë. Çifti më i fundit që po përflitet është futbollisti Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja Dhurata Ahmetaj. Burime për “Prive.al” kanë zbuluar se ata janë çifti më i ri i shoëbiz-it shqiptar.

Shkak për këto aludime janë bërë udhëtimet e shpeshta të këngëtares drejt Anglisë dhe sipas burimeve, Xherdani është arsyeja që e shtyn.

Këngëtarja prej kohësh është larguar nga muzika dhe nuk dihen shumë detaje për jetën e saj personale, pasi gjithmonë ka preferuar ta mbajë të fshehtë.

Ndërsa dyshja ende nuk ka bërë publikuar foto të përbashkët në rrjetet sociale, gjithçka mbetet për t’u parë.

Kujtojmë se dy vite më parë, Xherdani u përfol për një lidhje të cilën e kishte bërë edhe familjare, por nuk dihet se çfarë ndodhi me të.