75 Mall Live Search
10:41 / E Hënë, 12 Shkurt 2024 / AR

Të gjithë fansat e JLo do të mërziten, ja çka ka vendosur artistja

Albumi i ri i JLo i cili do të publikohet të premten e ardhshme, mund të jetë i fundit për të.

Këtë e ka treguar këngëtarja amerikane në “Entertainment Tonight”, transmeton Indeksonline.

“E vërteta është se as nuk e di nëse do të bëj ndonjë album tjetër pas këtij albumi”, tha 54-vjeçarja.

“Është një projekt tipik i JLo dhe ndihem vërtetë e kënaqur”, u shpreh ajo ndër të tjerash.

“This Is Me” është albumi i parë në studio në pothuajse dhjetë vite. Emri është frymëzuar nga albumi i mëparshëm “This Is Me”, për të festuar 20-vjetorin e tij./Indeksonline/