11:52 / E Enjte, 18 Prill 2024 / G T

Të gjithë flasin për Lucas Vazquezin, befasohen nga qetësia e lojtarit spanjoll

Skuadra e Real Madrid ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Manchester Cityn.

Në rrjetet sociale shumë po flasin për futbollistin spanjoll, Lucas Vazquez, shkruan Indeksonline

Tifozët janë të befasuar nga qetësia që kishte spanjolli kur u nis drejt pikës së bardhë të penalltisë.

Dhe kjo nuk është hera e parë, Lucas Vazquez në secilin rast që ka pasur të gjuaj penallti ka qenë shumë i qetë rrugës për te 11-metërshi.

Sigurisht që qetësia para një penalltie është ndoshta çelsi kryesor i një ekzekutimi të mirë./Indeksonline/