22:13 / E Martë, 21 Mars 2023 / MSH

Të gjithë i “bien në qafë”, Luizi tregon përse mbron Kiarën

Ndonëse banorët thanë se Kiara po e pengon lojën e Luizit, ky i fundit tha tjetër gjë.

Ai tha se i del gjithë kohën në mbrojtje Kiarës, pasi banorët e sulmojnë atë, ndërkohë që e kanë personale me Luizin.

Arbër: Luizi është një arsye e fortë pse Kiara është ende brenda në shtëpi. Si lojtare, nuk kam parë ndonjë gjë të jashtëzakonshme te Kiara. Nuk e mbaj mend për diskutime të forta, strategji apo aleanca.

Luizi: Arsyeja pse unë e kam mbrojtur Kiarën është shumë e thjeshtë është sepse çdo sulm që ajo ka patur, ka qenë për mua. Çdo sulm që i kanë bërë, ia kanë bërë për mua, jo se kanë patur ndonjë gjë me Kiarën. Dhe patjetër që unë do e mbroj, sepse sulmi është për mua.