75 Mall Live Search
19:48 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / k.v

Të gjithë kundër Arjolës ?

Banorja e “Big Brother Vip”, Arjola Demiri ka qenë shumë shpesh e preferuara e banorëve brenda shtëpisë.

Mirëpo kohëve të fundit gjërat kanë ndryshuar në masë të madhe.

Një luftë e ashpër ka filluar kundrejt Arjolës pasi të gjithë banorët janë kthyer kundër saj.

Në çdo cep të shtëpisë dëgjohet se Arjola Demiri është protagonistja kryesore duke folur e ironizuar me të.

Arjola shpesh herë ndodh që akuzohet nga banorët për personat që qëndron më shumë brenda shtëpisë duke përfshirë Ilirin, Monikën dhe Meridianin.