08:53 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / A. M.

Të gjithë mund ta kemi në shtëpi ‘pijen magjike’ që zhduk efektin e alkoolit dhe relakson muskujt!

Është diçka që pothuajse të gjithë e kemi në frigoriferin tonë, pra gjendet në çdo shtëpi. Edhe nëse nuk e keni, është fare e lehtë për t’u blerë, e keni kudo!

Bëhet fjalë për një kavanoz me turshi! Askujt nuk do t’i shkonte ndërmend se në të vërtetë lëngu i ndodhur në kavanoz nuk duhet hedhur, por mbajtur për raste të veçanta kur pini alkool apo keni muskuj të rënduar.

Të gjithë mund ta kemi në shtëpi 'pijen magjike'

Një ndër banakierët më të mirë në botë, Chanel Adams, ka treguar se pas një gote uiski, mund të merrni një gotë të mbushur me ujin që gjendet brenda kavanozit të turshisë, ky specialitet quhet “pickleback”.
Kjo pije përdoret më së shumti në Amerikë, si quhet e ndryshe ‘specialiteti i shtëpisë’. Por kjo gjë bëhet dhe në Rusi, ata e shoqërojnë me vodka, ndërsa në Meksikë kjo pije kombinohet me tekila.

Mendohet se uji i trushisë e zbut alkoolin dhe nuk të bie rëndë në stomak. Duhet shtuar gjithashtu se përdorimi i lëngut të kastravecëve turshi, jo vetëm që zbutin alkoolin, por ato kanë shumë benefite të tjera. Si për shembull, zvogëlon kontraktimet e muskujve, hidraton dhe arrin të vrasë bakteret e dëmshme në stomak.