12:26 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Të gjithë për Valonin, kosovarët vërshojnë faqen zyrtare të Lazios

Pas rikthimit nga lëndimi, Valon Berisha pati paraqitje mjaft të mira tek Lazio, sidomos në ndeshjën ndaj Parmas.

Ndaj Parmas, Berisha u inkuadrua në pjesën e dytë duke ia sigurar fitoren skuadrës së tij, pasi u akordua një penalti pas një ndërhyrje ndaj tij.

Tani, Lazio e ka përfshirë Valonin në mesin e katër lojtarëve më të mirë të muajit tetor, shkruan IndeksOnline.

Përmes një sondazhi me reagime në faqen zyrtare në Facebook, Lazio mundëson përdoruesit e rrjetit social të votojnë për atë që mendojnë se ka qenë më i miri për muajin që lam pas.

Sic duket kosovarët kanë qenë mjaft aktiv në këtë sondazh, pasiqë vërehet një dominim i lojtarit kosovar ndaj bashkëlojtarëve tjerë.

Deri më tani, 2800 persona kanë votuar apo kanë zgjedhur reagimin në favor të Valon Berishës. 610 për sulmuesin Caicedo, 326 për Immobilen dhe 76 për italianin Parolo.

Tanimë sic duket nuk ka dyshim që ylli i Përfaqësuesës së Kosovës do të zgjedhet Lojtari i Muajit tek Lazio. /IndeksOnline/