75 Mall Live Search
09:36 / E Enjte, 27 Maj 2021 / Blerim

Të gjithë po bëjnë ‘hajgare’ me deklaratën e Scholes

Paul Scholes dje ka bërë një deklaratë që sot po i bën të qeshë të gjithë tifozët e futbollit.

Skuadra e Manchester Unitedit pësoi humbje në finalen e madhe të UEFA Europa League nga ekipi spanjoll, Villarreal, shkruan IndeksOnline

Deklarata e legjendës angleze ishte ‘skandaloze’. Ai e quajti Villarrealin si një klub të dobët nga La Liga.

“Ju jeni duke luajtur me Villarrealin këtu. Ju jeni duke luajtur me një ekip që e mbylli në pozitën e shtatë në një La Liga të dobët. Ju mendoni se si ishte Real Madridi dhe Barcelona. Manchester Unitedi duhet ta fitoj këtë ndeshje me lehtësi”, kishte thënë Scholes para ndeshjes.

Fundi ishte ndryshe. Vendi i dytë i Premierligës, u mposht nga vendi i shtatë në La Liga./IndeksOnline/